FAKULTETI I EKONOMISE
MBA 12
Tezë për Master ne Administrim-Biznes
TEMA: KOMUNIKIMI DHE NDIKIMI I TIJ NE FUNKSIONET E MANAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE
Dhjetor 2008
1. Komunikimi Nderpersonal dhe procesi i zhvillimit te tij
1.1. Cfare eshte komunikimi
1.1.1 Problemet ne lidhje me perkufizimin:
Definicioni per “komunikimin” eshte I veshtire ta permbledhesh ne nje te vetem, per vete faktin se Komunikimi eshte nje koncept perdoret ne shume disiplina qe jane shume pak ose aspak te ngjashme me njera – tjetren si shkencat kompjuterike, antropologjia, etiologjia dhe linguistika, inxhinjeria elektirke, filozofia, gjenetika, sociologjia, ekonomia, letersia etj. Te gjitha keto disiplina, madje dhe ato qe kane te bejne me komunikimn njerezor, nuk kane arritur ne nje konsesus per perkufizimin e “komunikimit” dhe kane diferenca te medha ne detaje, por berthama e kuptimit per te cilin perdoret ky term ne te gjitha keto disiplina eshte i njejte. Nje koncept kaq i gjere qe perdoret ne menyra te ndryshme ne disiplina te ndryshme, ndonjehere ka rrezik te humbase nje kuptim preciz dhe te sakte, dhe kjo mund ti kete ndodhur tashme komunikimit; ashtu sic sociologu Thomas Luckmann ka verejtur: “Komunkimi po perdoret per te nenkuptuar te gjitha gjerat per te gjithe njerezit”
Megjithate, per Biznesin, komunikimi ngelet nje nocion i pazevendesueshem. Eshte e pamundur te imagjinosh nje diskutim serioz dhe profesional per ceshtje si influencimi, motivimi, puna ne grup, feedback-u dhe vleresimi i performances, teknologjia e informacionit, menaxhimi i ndryshimeve ne korporata (struktura, strategji etj.), apo dhe marketing duke injoruar rolin qe luan komunikimi. Komunikim nderpersonal eshte komunikimi me i hasur dhe me i rendesishemne keto ambjente, si ne forme formale ashtu dhe joformale, biznesi i vogel apo korporata. Por ende diskutime te tilla, te bera dhe ne nivele te larta te menxhimit i kushtojne shume pak ose aspak rendesi mekanizmit dhe