Autorët si Lingvard etj. kanë theksuar se miti në thelb është gjendje shpirtërore, gjendje e caktuar e njerëzve arkaik. Organizimi imagjinar u bënte të mundur njerëzve për t’u bashkuar duke krijuar një tip relativisht të qëndrueshëm të kulturës. Shumë kohë më pas transmetohet nga gjenerata në gjeneratë, pastaj vjen tek shkrimi i tyre. Çdo kohë ka mitet e veta.
Pse shërben miti? Njerëzit e justifikojnë prezencën e miteve duke na paraqitur imazhe, ku ata kanë projektuar frikat dhe shpresat e tyre. Këtë proçes Mirçea Iliaz e quante “kthim i të ndrydhurës” dhe nga një pikëpamje pozitive themi se miti është imagjinata në veprim në funksionin e saj përshtatës për të realizuar një qëllim praktik. Kjo është arsyeja pse miti Europës rimerret vazhdimisht. Pyetjes çfarë është Europa? Përgjigja është ajo që na jep thelbin e Europës. P.sh. për të përcaktuar drejtësinë duhet të kemi parasysh aspektin kohor, sasior, cilësor, moral etj.
Krijimi i botës është rezultat i një krijimi hyjnor dhe iu fol njerëzve për krijuesin dhe Europën, e cila u bë një nga legjendat më të pëlqyera. Europa është nëna e Minos mbretit të Kretës dhe këtu fillon përhapja më e vjetër e qytetërimit europian. Europa u kalua kalimthi dhe nga Homeri. Miti i Europës i dedikohet Moskusit të Sirakuzës dhe metamorfozave të Ovidit, sipas të cilit Europën e merr Zeusi nga Azia dhe e sjell në Europë. Ajo që na thotë Herodoti në Shek.V p.e.s. nuk ishte i impresionuar nga legjenda. Sipas tij rrëmbimi i Europës ishte thjesht incident që shpjegonte vjedhjen e grave në antikitet, ku një bandë fenikasish kishin rrëmbyer vajzën e mbretit të Piresit dhe sipas Herodotit kemi zbatimin e parimit sy për sy e dhëmb për dhëmb.
Legjenda e Europës ka shumë konotacion.
1. Interpretimi i parë - Zeusi ishte duke transferuar frytet e Azisë nga lindja në kolonitë e Detit Egje. Venicia i takonte faraonëve dhe kalërimi i Europës na paraqet lidhjen mitike midis Egjiptit të Lashtë dhe