Hyrje Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor (SHPSH) , është një dokument zyrtar që orienton organizimin dhe realizimin e një SHPSH cilësor, për sistemin e arsimit parauniversitar, nga kopshti në klasën e XII. Në manual jepen drejtimet kryesore të punës së psikologut të shkollës (PSH) duke i lënë hapësirat e nevojshme për të programuar punën në bazë të nevojave specifike të shkollës dhe nxënësve. Gjithashtu në të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e personelit tjetër të shkollës (drejtues, mësues, etj) që së bashku sigurojnë funksionimin e një shërbimi cilësor. Konsolidimi i SHPSH që bëhet në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (2007 – 2013), është një shërbim i ri për shkollën tonë. Ky shërbim, orientohet në ndihmën konkrete që do t’u ofrojë nxënësve për të kapërcyer vështirësi të ndryshme në rrugën e arritjeve të rezultateve të dëshiruara akademike dhe në përgatitjen e tyre të përgjithshme për të përballuar sfidat e jetës në një shoqëri në ndryshim. Përgatitja e manualit është bazuar në gjetjet dhe sugjerimet që janë bërë në raportin e “Vlerësimit të Shërbimit Psikologjik Shkollor”, realizuar në shkurt të vitit 2007. Hartimi i tij synon të përcaktojë drejtimet themelore të punës së psikologut shkollor si dhe të sigurojë konsolidimin e SHPSH në sistemin tonë arsimor. Në manual jepen shërbimet bazë që ofron SHPSH. Kemi bindjen se psikologët, drejtuesit dhe mësuesit e kopshtit dhe shkollës, nxënësit dhe prindërit do të gjejnë në këtë materialë informacionin e duhur që përcakton mënyrën dhe cilësinë e shërbimeve që ofron SHPSH. Manuali i SHPSH i drejtohet jo vetëm psikologut shkollor por dhe drejtuesve dhe specialistëve të arsimit në nivel DAR/ZA, drejtueseve dhe mësuesve të shkollës, nxënësve dhe prindërve. Funksionimi i SHPSH, ashtu siç parashtrohet në këtë manual, bazohet në parimin e njohjes dhe respektimit të individualitetit të çdo individ, duke e vlerësuar këtë si një moment shumë