Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit
Ka mbi dy shekuj e gjysëm që në mendimin filozofik botëror është çfaqur teoria e pabarazisë sociale, e cila sipas autorit të saj, Zhan Zhak Ruso (1712-1778), mbështetet në lindjen e pronës private. Të paktën kështu pretendon Fjalori i Filozofisë (bot. 1982, f. 388-389), dhe është po ky fjalor që pretendon se pikëpamjet e Rusoit janë vlerësuar nga klasikët e marksizmit, por që një fjalor tjetër e zgjeron botën e këtij filozofi deri në pasqyrimin e ideve të tij në Deklaratën e Pavarësisë të SHBA si dhe në frymëzimin e Revolucionit Francez të 1793-shit (Napoleon Roshi, Kleanthi Zoto, Terminologji Shqiptare dhe Botërore, bot. 1994, f. 309). Në një farë mënyre, sipas këtij materiali, unë kam arritur në përfundimin se politika ka tentuar të marrë botën e Rusoit duke e vënë atë në themel të veprimtarisë së vet pamvarësisht nga lloji i saj, pamvarësisht nga saktësia e botës së filozofit. A nuk do të thotë kjo se politika ka vetëm një fytyrë pamvarësisht se si e paraqet veten përpara njerëzimit? Cila është përmbajtja teorike e kësaj vepre të Rusoit dhe çfarë distance ka me teorinë e Karl Marksit kur dimë se barazia është një nocion inekzistent, pasi nuk ka në natyrë dy struktura materiale të tilla? Atëhere përse duhet të ketë barazi shoqërore dhe si arrihet ajo? Nga pikëpamja filozofike ne mund të pranojmë barazinë materiale vetëm në dy momente dhe kjo për efekt të paaftësisë së njeriut për të realizuar proçesin e njohjes në këto dy aspekte: në pikën e lindjes dhe në atë të vdekjes. Në momentin e lindjes gjërat kalojnë nga barazia në pabarazi dhe, në momentin e vdekjes, nga pabarazia në barazi (gjithmonë sipas mënyrës empirike të njohjes). Të paktën ky duhet konsideruar si proçes natyror i bing-bengut (pra e kemi pranuar), dmth i lindjes së lëndës, dhe çlirimit të të gjithë energjisë që mbart kjo lëndë mbas zgjerimit maksimal të galaktikave ku