“Të pyesësh për kuptimin e jetës do të thotë të jesh religjioz” Ajnshtajni.
Sot, gjithnjë e më shumë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij janë në qendër të vemëndjes, për ti dhënë prioritet duke qenë se ato përbëjnë vetë thelbin e egzistencës së qënieve njerëzore, themelin e lirisë, drejtësisë e paqes kudo në botë. Të drejtat e njeriut pwrfshirw kwshtu edhe tw drejtat religjoze janë parime, në bazë të të cilave individët mund të veprojnë, të nxjerrin ligje dhe në të njejtën kohë të gjykojnë e të marrin vendime që mbështeten në to. Por të drejtat e njeriut e gjithashtu edhe tw drejtat religjoze janë në të njejtën kohë edhe vlera që shprehin dhe pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat njerëzore. Lira e ndwrgjegjes …show more content…
Për sa i përket qellimit që ka feja kryesisht mund të themi se tashmë ajo është bërë faktor stabiliteti në shoqëri. Feja përbën një faktor të rëndësishëm të integrimit shoqëror. Kështu ajo i ushqen anëtarët e vet me vlera dhe norma si dhe ndihmon konsensusin e tyre për cështjet morale . Të gjithë përkufizimet mbi fenë na trgojnë rolin social të fesë dhe të institucioneve të saj, si pjesë integrale e shoqërisë si një nga të drejtat themelore te individit. Pra kuptojmë kështu se një nga qëllimet thelbësore të fesë është kthimi i njeriut në “qytetar”. Thelbi i institucioneve fetare është se ato i drejtohen njeriut, për të ngjallur tek ai besim në forcat e tij, për të plotësuar dhe përmbushur vetë nevojat e veta. Ky pra është një tjetër rol tepër i rëndësishëm i fesë dhe besimit, zgjimi i ndërgjegjes së pastër dhe drejtimi i njerëzimit me mendimet dhe veprimet e tyre drejt positives. Dimë pra se në institucionet fetare, mbillet fara e besimit, e drejtësisë dhe solidaritetit, duke kultivuar stabilitetet shpirtëror. Shoqeria e sotme pavaresisht përpjekjeve të shumta shfaqet gjithnjë e më shumë kaotike, duke e patur të pamundur ti shpëtojë dukurisë që tenton të izolojë dhe të tjetërsojë njeriun duke e lënë të vetëm dhe pa përkrahje. Kështu del parësorë roli i fesë si një faktor social madhor, …show more content…
E drejta kanunore ka patur një ndikim të posacëm, duke rregulluar të gjitha marrëdhëniet jetësore. Normat zakonore kanë vepruar fuqishëm deri ne fund të luftës së Dytë Botërore. Nga pikëpamja institucionale deri në 1913 komunitetet fetare u qeverisën nëpërmjet personave që përfaqësonin komunitete përkatëse pavarësisht reformave të ndërmarra nga Perëndoria Osmane. Me shpalljen e shtetit shqiptar të pavarur në 1912 lindi nevoja e ngutshme për t’iu njohur të gjitha besimeve fetare dinjitet dhe të drejta të barabarta, duke pasur në thelb qëllimin se ndërtimi i kombit shqiptar kërkon të kapërcehen përcarjet e shkaktuara nga ndasite fetare derisa populli me grupe fetare të ndryshme të konvergoje për ngritjen e shtetit të ri. Dekreti i vitit 1923 përben një nga normat më të përparuara për rregullimin e marrëdhënieve me kultet fetare, duke qenë gjithashtu edhe një element shume I rendësishëm për parandalimin e konflikteve ndërfetare me anë të të cilit u vendosën kriteret për njohjen